Nga Spanja: Largohet Pochettino, vjen Zidane

schedule19:00 - 19 Janar, 2022

schedule 19:00 - 19 Janar, 2022

Stoli i Mauricio Pochettino te Paris Saint-Germain do të marrë fund në fund të këtij sezoni.

Sipas informacioneve të “Marca”, ardhja e Zinedine Zidane në Parc des Princes për 2022/23 është e sigurt, gjë që padyshim do të çojë në largimin e argjentinasit.

Interesi i Manchester United për Pochettino nuk është i ri dhe largimi i trajnerit ishte, për më tepër, një temë në tavolinë kur u largua Ole Gunnar Solskjaer, i cili u zëvendësua përfundimisht nga Ralf Rangnick.

Objektivi i PSG-së është të ketë një trajner që respektohet nga “peshat e rënda” të skuadrës dhe që mund të vendosë rregull në dhomat e zhveshjes, me Zidanin, pa punë që nga largimi nga Real Madridi, duke pasur profilin e dëshiruar. /abcnews.al/