Nga Spanja: Barcelona i thotë “jo” rikthimit të Neymar

schedule12:27 - 10 Korrik, 2023

schedule 12:27 - 10 Korrik, 2023

Situata e Neymar Jr në PSG nuk po kalon momentin e saj më të mirë dhe futbollisti brazilian raportohet se ka menduar një ndryshim në skuadër në fund të sezonit të kaluar.

Aq sa, siç raporton “Mundo Deportivo”, Neymar iu ofrua edhe një herë Barçës nga agjentët e tij, të cilët eksploruan mundësinë e fillimit të një plani për ta larguar atë nga Parisi.

Por katalanasit nuk patohen për dy arsye. E para sepse ardhja e Neymar është ekonomikisht e pamundur dhe e dyta sepse ata besojnë se për sa i përket dhomës së zhveshjes do ta largonte dhe mund të bëhej problem./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!