Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga sot Britania e Madhe nën drejtimin e një gruaje, kush është kryeministrja e re e vendit

schedule15:24 - 5 Shtator, 2022

schedule 15:24 - 5 Shtator, 2022

Nga sot Britania e Madhe do të udhëhiqet nga një grua. Liz Truss u shpall sot kryeministre e Britanisë së Madhe. Truss fitoi “betejën” ndaj kundërshtarit të saj Rishi Sunak.

Por kush është Liz Truss?

46-vjeçarja Liz Truss ka qenë ministre për punët e Jashtme në të kaluarën.

Truss mori detyrën e Ministrisë së Jashtme në shenjë mirënjohjeje për punën e mirë që bëri në Ministrinë e Tregtisë Ndërkombëtare.

Karriera e saj politike është pasuruar ndër vite me kontributet e saj në partinë konservatore.

Lexo edhe: Liz Truss shpallet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

Liz ka lindur më 26 korrik 1975. Ajo studioi në Universitetin e Oksfordit. Para politikës, ajo ka punuar si drejtore tregtare në Shell Oil and Gas Company përpara se të bëhej drejtore financiare në një kompani britanike të telekomunikacionit. Ajo është gruaja e parë konservatore që bëhet Sekretare e Jashtme.

Ndryshe nga shumica e politikanëve, Truss nuk ndoqi shkollën private. Ajo u rrit në një shtëpi “anti-Thatcherite” të krahut të majtë.

Prindërit e saj shpesh e çonin Lizën në demonstrata kundër vendosjes së raketave bërthamore në Evropë.

Liz Truss ka studiuar për politikë, filozofi dhe ekonomi në Oksford dhe punoi për kompaninë e naftës Shell. Truss është e martuar dhe ka dy vajza. Truss mbështet Liberal Demokratët dhe më pas iu bashkua kampit konservator. Shumë e krahasojnë Liz Truss me politikanen e hekur Margaret Theçer./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!