Britania mund të jetë tashmë në luftë me Rusinë për shkak të thellësisë dhe intensitetit të sulmeve kibernetike, sabotimit dhe aktiviteteve të tjera armiqësore të orkestruara nga Moska kundër Mbretërisë së Bashkuar, sipas ish-kreut të MI5, shkruan The Guardian.
Eliza Manningham-Buller, e cila drejtoi agjencinë e spiunazhit britanik dy dekada më parë, tha se pajtohej me komentet e bëra nga ekspertja për Rusinë, Fiona Hill, e cila argumentoi në një intervistë për Guardian më parë këtë vit se Moska ishte në luftë me perëndimin.
Manningham-Buller argumentoi se situata kishte ndryshuar “që nga pushtimi i Ukrainës dhe gjërat e ndryshme që lexova se rusët kanë bërë këtu sabotim, mbledhje inteligjence, sulme ndaj njerëzve e kështu me radhë”.



