Nga Skënderbeu në Londër te Nënë Tereza në SHBA, skulptori rrëfen planet: Jeta mes dy periudhave

schedule16:42 - 26 Maj, 2021

schedule 16:42 - 26 Maj, 2021

Nga Enkeleda Bodini

Shtatorja e mbretit Zog në Bulevardin “Zogu i Parë”, Faik Konica te Kodrat e Liqenit Artificial, Skënderbeu në Londër dhe Miçigan, Nënë Tereza në SHBA dhe shumë vepra të tjera mbajnë emrin e skulptorit të njohur Kreshnik Xhiku.

Ai ka lindur në Gjirokastër dhe është një nga artistët shqiptar me një karrierë të gjatë në fushën e artit ku ka realizuar dhe një sërë ekspozitash të rëndësishme. Në një intervistë për abcnews.al ai ka rrëfyer jetën dhe karrierën e tij, e cila ka qenë jo vetëm e ndarë mes dy periudhave (para dhe pas komunizmit), por edhe mes dy shteteve (Shqipërisë dhe Amerikës).

Që në shkollë të mesme, Kreshniku i është dedikuar me shpirt artit. Dhe pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve është punësuar si pedagog, dhe më pas dekan në Fakultetit të Arteve Pamore, Akademia e Arteve të Bukura.

Gjatë kohës kur ishte dekan, atij iu dha mundësia të shkonte në SHBA, dhe duke menduar për të ardhmen e fëmijëve, vendosi të largohej. Eksperiencën në SHBA, profesor Xhiku e cilëson si një nga më të vyerat, për shkak se ka pasur mundësinë të zhvillohej profesionalisht, të kishte një jetë aktive në fushën e artit dhe t’u jepte mësim studentëve të kësaj fushe.

“Vajtja në Amerikë ishte një eksperiencë e mrekullueshme. Kam marrë pjesë në disa ekspozita dhe kam marrë disa çmime. Kam dhënë mësim. Pra ka qenë një jetë aktive, dhe atë eksperiencë e kam të vyer, si artist dhe si njeri”.

Pas shumë viteve në SHBA, ai është kthyer sërish për të jetuar në Shqipëri, dhe aktualisht është pedagog në Universitetin e Arteve ku jep mësim për skulptorët e ardhshëm. Rrëfimin e plotë për jetën dhe përvojat e tij, përgjatë gjithë këtyre viteve mund ta ndiqni në linkun më poshtë, ku gjendet intervista e plotë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!