Matil Zenkollari, një artist që po korr sukses në Kinë, sot krahas aktrimit ai ka edhe një biznes ku zhvillon festa.
Ai ka treguar në “ABC e Mëngjesit” në “ABC News” për rrugëtimin e tij dhe si arriti që nga model në Kinë të bëhej një sipërmarrës.
Gjithashtu ai u ndal edhe tek lajmet e përhapura për virusin e përhapur në Kinë, duke thënë se situata është e qetë dhe se nuk ka aspak shqetësim.
Zenkollari gjithashtu tregoi se si ka arritur që të përshtatet dhe me shumë emocion u shpreh se ky rrugëtim i ka mësuar shumë dhe se e ka bërë që të ndjehet më falënderues për gjërat e arritura në një shtet tjetër si Kina.
/abcnews.al/