Nga skena në jahtin luksoz tek ndryshimi i papritur në look, Kida ndan pamje nga klipi më i ri

schedule21:00 - 8 Prill, 2021

schedule 21:00 - 8 Prill, 2021

Është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare. Ndonëse shumë e re në moshë, karriera e suksesshme muzikore e Orhidea Latifit, e njohur me emrin e artit Kida, ka nisur që në adoleshencë dhe tashmë numëron në repertorin e saj mjaft këngë hite. Pas “Drunk”, një projekt që u publikua tre muaj më parë, Kida po përgatitet për një tjetër bashkëpunim.

Ajo ka udhëtuar drejt Dubait për xhirimin e klipit. Kënga e re e ka bërë bashkë me reperin gjerman, Samra, i cili gjithashtu është fotografuar bashkë me të në vendin përrallor. Një ditë më parë, ishte vetë reperi i cili ndau një fotografi me këngëtaren shqiptare. Megjithëse, ende nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht, detajet tregojnë se kënga pritet të vijë shumë shpejt.

Një detaj tjetër që provon se Kida po punon për klipin është fakti që ajo ka udhëtuar bashkë me stilisten, Diana Qerimi, me të cilën bashkëpunon prej vitesh, dhe make up artisten Vesa Gashi. Për më tepër, Kida ka zbuluar dhe pak nga paraqitja e saj. Në një video që ka publikuar ajo shihet në një jaht, ku si duket do të jetë një nga skenat e klipit. Ajo gjithashtu ka ndryshuar dhe look, duke i kthyer flokët në një nuancë çokollate. /abcnesws.al