TIRANË- Gjenerali i Brigadës Chris McKinney nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara zhvilloi një takim këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Lajmi u konfirmua nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka zbardhur dhe çështjet që janë diskutuar.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
Gjenerali i Brigadës Chris McKinney nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjenerallejtënant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Diskutimet u përqendruan në sigurinë rajonale, shpenzimet e mbrojtjes, rëndësinë e lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII Pan-Europian dhe progresin mbresëlënës të Shqipërisë në aftësitë e mbrojtjes kibernetike.


