Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga shkenca drejt lentes së aparatit, fotografi i ‘Vogue’ viziton Shqipërinë/ ‘AI , kriza moderne e fotografisë dhe kinematografisë’

schedule12:33 - 23 Shtator, 2025

schedule 12:33 - 23 Shtator, 2025

Barry Lewis, fotografi anglez i ‘Vogue’ dhe ‘Life’, është rikthyer në Shqipëri pas 34 vitesh, në një realitet të ndryshuar nga çfarë e la vendin në vizitën e fundit gjatë diktaturës së atyre viteve.

Nga studimet për kimi në profesionin e mësuesit, Lewis gjeti ‘rrugën e jetës’ dhe pasionit të tij përmes aparatit fotografik.

“Filloi si një hobi, kur isha student për kimi pashë një film dhe të nesërmen dola dhe bleva një aparat fotografik dhe vendosa të bëhesha fotograf. Në të dyja rastet, përpiqesh të kuptosh botën.

Pas universitetit mora pjesë në një intervistë pune për një fabrikë fotografike, mendova se ishte perfekte të isha shkencëtar që prodhon film fotografik, por kur shkova atje të gjithë punonin në errësirë. Unë gjithmonë jam tërhequr nga drita jo nga errësira dhe ndaj nuk mund ta bëja këtë gjë. Më pas u bëra mësues dhe mendova se pas 30 vitesh do të jem duke thënë të njëjtat gjëra dhe vendosa të ndaloja.

Pata shumë fat, fitova një bursë për fotografi në Britani, kisha lirinë të krijoja.”

Mes trendit të kohës dhe emblemës së fotografisë që përcjell përmes lentes të vërtetën dhe realen, fotografi Lewis thotë se Inteligjenca Artificiale është kriza moderne e fotografisë dhe kinematografisë sepse përmes modifikimeve nuk po dallohet çfarë është reale dhe çfarë është e fotografuar.

“Fotografia ka ndryshuar shumë, të rinjtë më thonë si mund të fitosh nga fotografia unë i them bëni një punë tjetër. Të bësh fotografi është një gjë, të fitosh prej saj është një gjë tjetër.

Tani shumë ekspozita janë të fokusuar tek vetja, tek ndjenjat dhe kjo është ndryshe. Teknologjia digjitale është e mrekullueshem, por sot me Inteligjencë Artificiale mund të ndryshosh gjithçka në një foto. E vërteta e fotografisë po vihet në mëdyshje, është kriza e fotografisë dhe kinematografisë nuk di çfarë është reale apo e fotografuar.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!