Në protestën e Sali Berishës, kundër nismës së Ballkanit të Hapur, nuk kanë munguar as incidentet, nga djegia e flamujve serb e deri tek sherri mes të pranishmëve.
Një episod ndodhi para kryeministrisë me disa protestues të cilët qëlluan një person në dukje i moshuar. Një prej protestuesve madje e ka përplasur në tokë duke e goditur ndërsa diçka i ka thënë në vesh.
Ndërkohë një tjetër skenë pikante në këtë protestë ishte ndihma që truprojat e Berishës i dhanë këtij të fundit teksa ai zbriste shkallët. /abcnews.al/