Nga SHBA në Mykonos, Arbana Osmani në “tur” pushimesh, ndan fotot e ëmbla në rrjet

schedule14:53 - 24 Maj, 2022

schedule 14:53 - 24 Maj, 2022

Arbana Osmani po e shijon në maksimum këtë periudhë të ëmbël. Moderatorja e njohur, e cila është në pritje të fëmijës së tretë, po shijon disa pushime pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Në fillim, kaloi disa ditë të këndshme me dy djemtë dhe Eduart Grishaj në Maldives.

Pak javë më parë, bashkë me Eduartin ata shijuan disa ditë vetëm vetëm për vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje i gjeti dhe ditëlindja, të cilën e festojnë të dy në të njëjtën ditë. Së fundmi, moderatorja e ka vazhduar “turin” e pushimeve në Mykonos.

Arbana ka ndarë disa foto të ëmbla me fëmijët. “Në Mykonos me djemtë e mi,” ka shkruar moderatorja në postimin e fundit.

/abcnews.al