Nga Rrëqebulli në rrezik zhdukje tek macja e egër, çfarë zbuluan kamerat kurth në malin e Munellës

schedule18:53 - 3 Qershor, 2021

schedule 18:53 - 3 Qershor, 2021

Për më tepër se 60 ditë, kamerat kurth të PPNEA  ( Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri) qëndruan të aktivizuara në zonat me potencialin më të madh për të strehuar një nga nënllojet më të veçantë e të rrezikuar në të gjithë botën, rrëqebullin e Ballkanit (Lynx lynx balcanicus).

Po njësoj si vitet e kaluara u dokumentua prania e rrëqebullit në habitatet e vërtetuara më parë nga PPNEA. Prania e këtij nënlloji në Malin e Munellës është tashmë e vazhdueshme që prej vitit 2011, duke na treguar se ky habitat strehon një popullatë të vogël e cila ndodhet në një presion të jashtëzakonshëm nga gjuetia e paligjshme, mungesa e gjahut, prerja e pyjeve, etj.

Nga vlerësimi paraprak i të dhënave të grumbulluara rezulton se frekuenca e fotografimit për lloje të ndryshëm të faunës së egër është më e ulët se vitet e mëparshme; një indikator i rritjes së kërcënimeve ndaj jetës së egër.

PPNEA falenderon të gjithë ata që ndihmuan gjatë këtij procesi, si stafin e AdZM Elbasan, anëtarët e rinj të ekipit #BLRP, apo edhe vullnetarë e mbështetës të PPNEA. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!