Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nga Rita Ora te Olivia Palermo, kush është shqiptarja që kuron imazhin e yjeve të Hollywood-it

schedule08:19 - 23 Dhjetor, 2021

schedule 08:19 - 23 Dhjetor, 2021

Arbëresha Haliti, e njohur ndryshe si Abby është një tjetër shqiptare që po korr sukses në SHBA. Shqiptarja nga Shkupi emigroi drejt Amerikës kur ishte 17-vjeç dhe tashmë kujdeset për flokët e VIP-ave në Hollywood. Për të kanë shkruar shumë media prestigjioze si “New York Times” apo “Vogue”.

Në një intervistë që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Abby rrëfeu se falë pasionit dhe punës së palodhur ka arritur aty ku ka dashur. “Kur erdha këtu, fillova të punoja nëpër sallone të vogla. Isha në shkollë, kam punuar dhe nëpër sallonet më të njohura. Kam pasur njerëz që më kanë përkrahur. Pata rastin të punoj me Fadil Berishën.

Mora pjesë në akademi. E kisha pasion këtë punë dhe nuk e bëra thjesht që të marr një rrogë por që të jem rreth njerëzve që janë më të mirë.”, tregoi ajo gjatë lidhjes me Skype. Ajo tregoi se ka punuar me një sërë emrash të njohur me famë botërore. Mes shqiptareve ajo përmendi Rita Orën, Afërdita Dreshaj, Zana Krasniqin dhe Dafina Zeqirin.



/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!