Nga risitë e raketave ‘Oreshnik’, lufta e tretë botërore dhe mobilizimi i Gjermanisë/ Flasin ekspertët

schedule22:55 - 25 Nëntor, 2024

schedule 22:55 - 25 Nëntor, 2024

Lufta në Ukrainë ka një përshkallëzim ditët e fundit nga përdorimi i raketave ‘Atacams’. Goditja e rusëve me raketën ‘Oreshnik’ krijoi një dinamikë të re në frontin e luftës, por dhe në sferën globale.

Eksperti i gjeopolitikës, Xhavit Shala u shpreh se Rusia po ndërkombëtarizon luftën dhe se është “interesante” sipas tij kjo mënyrë luftimi ku palët njoftojnë njëra tjetrën.

“Oreshnik u përdor në datën 21. Në datën 20, u bë goditja me raketë britanike ku u vranë 500 koreanë, 19 oficerë rusë. Ishte një mesazh për perëndimin që përdorim armë. Putini u shpreh se konflikti është ndërkombëtarizuar, është globalizuar, nuk tha që ka nisur lufta e tretë . Ndërkombëtarizimin e konfliktit, provokimi ishte nga përfshirja e koreano-jugorëve. Kjo duket interesante, kjo mënyrë lufte kur palët njoftojnë se kur do godasin.”

Kapiteni Dritan Goxhaj dha detaje lidhur me raketat ruse të cilat u përdorën në frontin e luftës. Sipas tij, raketat mund të godasin 24 objekte dhe mund të mbajnë mbushje bërthamore.

“Rusia iu përgjigj përshkallëzimit me përshkallëzim. Rusia më parë është përgjigjur me deklarata, ndërsa tani përshkallëzimit po i përgjigjet ushtarakisht. Po i tregon dhe Ukrainës dhe Perëndimit që kapacitetet ruse qëndrojnë më lart. Kurse për njoftimin ndaj SHBA-së është obligative, sepse kur lëshohet një raketë, sistemet amerikane i kapin dhe palët duhet të njoftojnë njëra- tjetrën. Kjo raketë është superiore, përvec shpejtësisë godet përmes forcës kinetike. Kjo ka 6 koka dhe secila prej tyre ka nga 6 koka. Kokat janë të manovrueshme, kur shkëptuten nga raketa janë të pavarura dhe mund të godasësh me këtë raketë 24 objekte. Mund të mbajnë mbushje bërthamore. Kushton 4-14 milion euro. Është bazuar në një raketë të vjetër ruse.”

Eksperti i gjeopolitikës , Lutfi Bilalli u shpreh për “360 gradë” se Gjermania ka nisur mobilizimin në rast sulmi ushtarak. Sipas ekspertit, gjermanët janë kategorikisht kundër dhënies së raketave të tyre ‘Taurus’.

“Gjermania në këtë kohë të rrezikut të sigurisë europiane kanë imobilizim dhe një test të atillë që të testojnë gatishmërinë e tyre, tërë potencialin e bunkerëve ne rast sulmi konvecional ose bërthamor. Siguria kërcënohet nga rusët dhe gjermanët janë të vetëdijshëm se taurusin nuk e japin më asnjë cmim. Taurus janë raketat gjermane që mund të shkojnë deri në 500 km. Kancelari ka qenë kategorik për të mos i dhënë. Mobilizimi gjerman ka nga pak probleme sepse nuk janë testuar që nga lufta e dytë botërore. “ /abcnews.al