Qafë e Vranicës është një kalim malor nëpër malet shqiptare përgjatë kufirit ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Shqipëria dhe Mali I Zi kanë rënë dakord për hapjen e një pikë të re kufitare në këtë zonë.
Në Qafën e Vranicës tani ka mbetur vetëm një gjysmë piramidë kufiri e shkatërruar, ku ende duken gjurmët e shkruara të shenjave shtetërore të Shqipërisë dhe asaj që ishte dikur Jugosllavia apo më vonë Serbia dhe Mali i Zi. Ky vendkalim është ende në fazën e përfundimit. Ndodhet në afërsi të fshatit Çerem të rrethit të Tropojës.
Në anën tjetër të kufirit, në zonën e Plavës, Hoti i Plavës është fshati më I afërt kufitar.
Pas përmirësimit të infrastrukturës rrugore ky vendkalim do të bëjë të mundur lidhjen e të gjithë zonave të Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës me Plavën dhe Gucinë në Mal të Zi. Do të duhet të shtrohen me asfalt 18 kilometrat e rrugës ekzistuese Dragobi-Çerem-Qafë Vranicë për ta bërë brenda një kohë të shkurtër një rrugë funksionale ndërshtetërore midis Plavës dhe Tropojës.
Përmes kësaj rruge shqiptarët e Plavës dhe Gucisë dalin akoma më shumë nga izolimi historik dhe forcojnë lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën. Kjo rrugë do ishte impakt të jashtëzakonshëm ekonomik, do i jepte një shtytje të mirë turizmit malor të Bjeshkëve të Nëmuna e mund të bëhej një bosht i rëndësishëm rajonal i transportit.
Igor Dulina, Koshice, Sllovaki
Marek Liptak, Koshice, Sllovaki
Ludovik Zllacki, Koshice, Sllovaki
Mirosllav Kohob, Koshice, Sllovaki
Isuf Isufi, Çerem, Tropoje
Zhbane Isufi, Çerem, Tropoje
Zeqir Haxhaj, Hot Plave
Sadete Haxhaj, Hot Plave