Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga puthja në përjashtim: Laert Vasili flet për kërcënimet dhe kërkon falje publike

schedule11:54 - 18 Shkurt, 2026

schedule 11:54 - 18 Shkurt, 2026

I ftuar në studion e ABC së mëngjesit, aktori Laert Vasili reagoi për herë të parë pas incidentit që çoi në përjashtimin e tij nga programi Për’puthen. Puthja në buzë ndaj një konkurrenteje u kthye në një nga momentet më të komentuara televizive të javëve të fundit. “Ka qenë një situatë që ndodhi papritur, edhe unë ta shpjegoj tani nuk mundem”, u shpreh ai, duke pranuar se reagimi i tij solli pasoja.

Vasili theksoi se pas transmetimit është përballur jo vetëm me kritika të forta publike, por edhe me kërcënime direkte. Ai e cilësoi situatën si një “kryqëzim publik”, duke shtuar se presioni ka qenë i madh si në rrjetet sociale ashtu edhe jashtë tyre.

“Nuk ka njerëz të përkryer, të gjithë bëjmë gabime në jetë”, tha aktori, duke pranuar përgjegjësinë morale për gjestin. “Sigurisht që mirë është që njerëzit kur gabojnë të ndëshkohen për këto gjëra”, vijoi ai, duke e konsideruar përjashtimin si një pasojë të pritshme. Nëse në një moment ka cenuar personalitetin e konkurrentes, Vasili kërkoi ndjesë publike pa ekuivoke.



Pas eksperiencës në Big Brother VIP Albania dhe polemikave të fundit, ai thotë se po përpiqet të rikthejë fokusin te arti. Suksesi i shfaqjes “Si ta doni”, që mbushi sallën plot në fundjavë, sipas tij ishte dëshmi se publiku di të ndajë skenën nga skandali. “Ishin datat e fundit dhe shfaqja vërtet kishte sukses”, u shpreh ai me optimizëm. Në fund, Laert Vasili theksoi: “Teatri mbetet shtëpia ime, dashuria ime e parë dhe e fundit.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!