Nga punëtor i thjeshtë, në prodhues i vajit të ullirit në Itali/ Historia e 43-vjeçarit shqiptar që sot ka fabrikën e tij

schedule09:15 - 18 Mars, 2024

schedule 09:15 - 18 Mars, 2024

Sipërmarrësi shqiptar Klodjan Agalliu përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për rrugëtimin e tij drejt suksesit si një prodhuesit më të mirë të vajit në Itali.

Gjatë intervistës ai zbuloi se ka fituar çmimin e parë për prodhimin e vajit me cilësi të lartë dhe si nga një emigrant i thjeshtë që punonte në bujqësi, arriti të bëhej një sipërmarrës.

Media prestigjioze “La Republica” ka shkruar një artikull për Agalliun duke p0ërhskuar rrugëtimin e tij nga emigrant i thjeshtë në një sipërmarrës.

Në fillim shisja vaj me shumicë, por fitimet ishin të pakta. Duke punuar, duke dhënë maksimunimin mendova të bëja një vaj të cilësisë së lart. Duke njohur këshilltarin e bashkisë, më prezantoi një peron që ka fabrikë vaji. Duke folur me të pashë se si bëhej vaji i ullirit. Këtu lindi dhe ky vaj. “Olio della Vale” është emri i vajit bazuar në zonën ku jam vendosur.

Në moshën 14 vjeçare kam emigruar për në Greqi fillimisht, kam ndenjur 3-4 vite dhe më pas u shpërngula në Itali.

Ulliri duhet të vilet në kohën e duhur. Kam marrë pjesë në një konkurs ku fitova çmimin ‘vaji më i morë’. Duke pasur certifikatën promovoja vajin e ullirit në restorante, e shpjegoja dhe  u jepja mundësinë klientëve ta provonin.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!