Në një rrëfim në ‘PasMesnate’ kuratori Gent Gjikola tregoi më tepër lidhur me punën e tij në kurim të ekspozitave dhe veprave të artit. Gjikola tha se çdo ekspozitë ka historitë e veta dhe është si një lidhje dashurie mes dy njerëzve. Ai vijoi duke thënë se çdo artist duhet të pranojë rolin e kuratorit si një person i jashtë dhe i përfshirënë vepër në masën e duhur për të kuptuar mesazhin në vepër.
“Çdo lloj ekspozite ka historitë e veta ku është si një lidhje dashurore mes dy njerëzve. Një ekspozitë e mirë duhet të jetë një pranim të rolit të kuratorit nga vetë artisti, ndodh kështu në gjithë botën. Duhet një person i jashtëm përtej institucionit, i përfshirë me veprën në atë masë që e bën të kuptojë mesazhin në atë vepër.
Vepra flet vetë dhe vlerësohet duke e parë. Në këtë moment ndërhyn kuratori, i thuhet artistit kjo vepër nuk bën por mund të shohim diçka tjetër. Një artist e do veprën e tij, është e pamundur ta ketë krijuar dhe të ketë distancën për ta gjykuar objektivisht.”
Më tej, Gjikola u ndal te njohja e tij me Maks Velon, me të cilin ka pasur një ‘lidhje’ në që nisi ftohtë dhe në distancë dhe në memorien e tij, Velo mbetet një njeri shumëdimensional.
“Me Maksin kam pasur një lidhje që nisi ftohtë dhe në distancë. Unë kam asistuar në një debat mes Maks Velos dhe Lume Blloshmit, Lumja bëri një retrospektivë të madhe, Maksi kishte këtë njeriun primitiv të stilizuar. I pëlqente të largohej nga realizmi socialist, dihej periudha e burgut dhe mënyra si e shihte artin dhe botën. Ai e quante si pronën e tij në artin që krijoi dhe kishte një debat mes të dyve. Lumja kishte figurat me lëkurë portokalli që i kishte prerë në forma.
Maksi që thoshte m’i ke vjedhr, ka pasur shumë debate të tilla se i dukej figura primitive si gjetja e tij. Maksi ka qenë arkitekt shumë i mirë, polemist, kritik shumë i mirë, grafist merrej dhe me pikturë dhe ishte shumë dimensional.”, tha më tej Gjikola. / abcnews.al