Nga partia te…qeveria/ Hoxha: Partitë politike, jo me programe të mirëfillta. Brasha: Mazhoranca ka premtime më realiste

schedule21:47 - 11 Prill, 2025

schedule 21:47 - 11 Prill, 2025

Në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News kontabilisti Jurild Hoxha komentoi fushatën elektorale duke u ndalur edhe tek programet dhe premtimet e partive politike.

Gjatë bisedës në studio, Hoxha tha se programet kanë munguar nga partitë e mëdha dhe se sipas tij janë paraqitur më shumë  premtime elektorale.

“E vetmja gjë që arrij të gjej, janë premtime elektorale. Unë nuk i quaj programe, sepse këto plane mungojnë nga partitë e mëdha. Që në pikënisje sa kohë mungojnë programet edhe premtimet janë të pabesueshme. Partia në pushtet ofertën le të themi mbështetet në modelin ekzistues”, tha ai.

Ndërsa gjatë fjalës së tij, Ilir Brasha analist politikash publike u shpreh se në fushatat zgjedhore, partitë nuk i kanë mbajtur një pjesë të premtimeve. Gjithashtu nënvizoi se sipas tij mazhoranca ka pasur premtime më realiste.

“Gjatë fushatave zgjedhore partitë opozitare tentojnë të bëjnë kryesisht premtime elektorale, ndërkohe qeveria mundohet të mbajë pushtetin ndoshta me premtime më të realizueshme. Pas vitit 2017 e mbrapa nuk ka pasur një program të qartë elektoral. Kemi disa pretime që qëndrojnë ndër vite, të gjitha qeveritë pak a shumë kanë përdorur këtë strategji. Kemi parë që një pjesë e madhe e premtimeve nuk janë mbajtur, pra niveli i realizimit është tejet i ulët”, tha ndër tjera ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!