Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet, të mbështetura edhe nga denoncimet e qytetarëve në numrin 112, për të ndëshkuar çdo rast që cënon sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në rrugë.
Në këtë kuadër, gjatë javës:
– 54 shtetas janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë dhe korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët dhe transportin publik;
– 39 shtetas janë arrestuar/proceduar për vepra të ndryshme penale;
– 65 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës.
Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë në çdo kohë, me fokus verifikimin dhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cenon sigurinë rrugore. / abcnews.al



