Nga Orinda Huta, Getoari te Elvana Gjata, fotografi i njohur tregon si janë personazhet publik para aparatit

schedule10:44 - 21 Maj, 2021

schedule 10:44 - 21 Maj, 2021

Ergys Zhabjaku është një ndër fotografët më të mirë shqiptarë. Ai është rikthyer përmes një ekspozite në Galerinë 70 të quajtur “Njerëz rruge”.

I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ai ka treguar se procesi i kësaj ekspozite ka zgjatur mbi 10 vite.

Ekpozita ka filluar para 4 ditësh dhe do vazhdoj deri më 13 qershor. Aktualisht galeria është e hapur nga e enjtja në të shtunën nga ora 5 deri në tetë.

Kjo është e treta radhazi e imja, kjo është më ndryshe. Është shumë ‘road’, shumë rrugë. Procesi i fotografive më ka ngrënë mbi 10 vjet. Shpresoj të vazhdoj, do doja pse jo ta botoja në një libër.

Janë fotografi rastësore dhe nëse do ta shikosh ekspozitën në planë të parë duken me dozë komike, por ka edhe diçka tragjike”.

Më tej, Ergysi ka folur edhe për personazhet e njohur që ka fotografuar, duke veçuar Orinda Hutën, Rudina Dembacajn dhe Getoar Selimin.

Kam disa të preferuar nga personazhet publikë. E para që më duket nje personazh estetikisht bukur është Orinda Huta. Te Orinda më pëlqen portreti estetikisht i shkëlqyer, ka tiparet e rregullat.

Rudina Dembacaj ka diçka në momentin e parë që e fotografon shëndrin. Nuk ka zgjat më shumë se 20 minuta një set fotografikë me të, vjen e fotografon dhe ikën.

Getoar Selimi është një djalë i shkolluar ka mbaruar universitetin për artet vizuale. Unë e di shumë mirë si ai duhet ta nxjerrë. Krijohet një marrëdhënie mes dy artistëve. Ai direkt rikthehet në bazë, e di shumë mirë si duhet të rrijë.

Ndërsa Elvana Gjatën e njoh shumë më përpara, por e kam fotografuar vetëm një herë. Ajo është një individ që e di shumë mirë lojën is bëhet, një shoë girl dhe e di si bëhet.

Te Xhensila Myrtezai jam me ngjyrë të ngrohtë se nuk jam shpesh ashtu. Është e ngrohtë se duhet t’i afrohesh edhe pak personazhit. Te Xhensila nuk qendron shumë mirë e ftohta, është një vajzë solare, e qeshur dhe duhet të kalosh”, rrëfeu Zhabjaku./abcnews.al