Nga Onana te Kobel, Pochettino kërkon “freski” në portën e Chelsea

schedule21:58 - 12 Qershor, 2023

schedule 21:58 - 12 Qershor, 2023

Që në sezonin e tij të parë me fanellën “zikaltër”, “gardiani” kamerunas i portës së Inter tregoi se mund të bëhej një nga më të mirët e Evropës, teksa në 41 paraqitjet e zhvilluara këtë sezon përgjatë gjithë kompeticioneve mbajti plot 19 herë të paprekur rrjetën “zikaltër”.

Paraqitje të tilla e kanë vendosur kamerunasin në “radarët” e ekipeve të mëdha evropiane, me “blutë” e Chelsea, që kërkojnë me ngulm transferimin e tij e sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja italiane, “Corriere della Sera”, “zikaltërit” nuk pranojnë më pak se 50 milionë paund për transferimin e 27-vjeçarit.

Mirëpo, Onana nuk është i vetmi opsion për zëvendësimin e senegalezit, Edouard Mendy, i cili pritet të largohet nga Chelsea këtë verë, me teknikun Pochettino që kërkon një portier të ri titullar për ekipin e tij.

Kështu, në mungesë të Onana, Chelsea ka “piketuar” 3 “gardianë” të tjerë, gjeorgjianin e Valencia, Giorgi Mamardashvili, “helvetin” zviceran të Borussia Dortmund, Gregor Kobel dhe australianin David Raya të Brentford, mirëpo deri më tani nuk raportohet për asnjë negociatë të nisur me këtë lojtarë dhe e vetmja gjë çka pritet është nisja në mënyrë zyrtare e merkatos së verës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!