Nga objektivi Çeleski, te Greca e Onanunga: Kastrioti i Ndreut po merr formë

schedule10:09 - 2 Gusht, 2021

schedule 10:09 - 2 Gusht, 2021

Kastrioti po merr formë dita ditës. Drejtuesit e klubit krutan dhe trajneri Ramazan Ndreu po punojnë për të përforcuar skuadrën dhe së fundmi kanë arritur marrëveshjen me Bedri Grecën.

Sulmuesi anësor për herë të fundit në Superiore ka luajtur me Laçin dhe më pas kaloi te Feronikeli në Kosovë. Greca ka qenë më parë edhe pjesë e Flamurtarit, Kukësit e Tiranës në Superiore.

Te Kastrioti po mundohen të zgjidhin edhe çështjen e portës, pas largimit të Isli Hidit. Edmir Sali dhe Elton Vata i janë bashkuar krutanëve, ndërkohë që ende pjesë e tyre është edhe Arlis Shala.

Te Kastrioti duan të afrojnë edhe një tjetër portier. Ai është Bobi Celeski, portieri i dytë i Teutës, i cili ka pasur pak hapësira te durrsakët.

Në mesfushë te Kastrioti pritet të zyrtarizojnë një nigerian, 23-vjeçar. Olawele Onanunga është testuar kohët e fundit dhe trajneri Ndreu është bindur nga cilësitë e tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!