Nga njohja te propozimi përrallor në Selanik, fizikanti dhe dermatologia shqiptare tregojnë historinë e bukur të dashurisë

schedule09:44 - 10 Shkurt, 2023

schedule 09:44 - 10 Shkurt, 2023

Jonida dhe Dionisi janë një çift shumë i bukur shqiptar, të cilën kanë një histori shumë të bukur dashurie. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mengjesit”, ata kanë treguar detaje nga propozimi si në filma që Dionisi i bëri Jonidës në Selanik.

“Mendova se do ishim vetëm në të dy në një restorant të mirë. Një propozim më të qetë, jo në këto përmasa. Nuk e prisja kështu të them të vërtetën, po ishte shumë, shumë bukur. E kishte organizuar shumë bukur. Më pëlqeu shumë”, u shpreh ajo.

“Më shumë e kisha mendjen që të ishte diçka e bukur, që ta mbaj mend gjithmonë. Jo diçka që e bëjnë shumica e njerëzve. Psh. janë vetëm çifti dhe është diçka më private.

Ishte e vështirë goxha bëm një grup të fshehtë në Messenger, që të komunikoja me shokët dhe më ndihmoj shumë motra e Jonidës, kunata. Edhe nuk kuptoi asgjë. I thash që do shkojmë në një restorant të mirë të ham. Unë e kisha ankth të madh. Kisha edhe një unazën me vete, s’po dija ku ta fshihja. Mirëpo, nuk donte të dilte derisa ja mbusha mendjen”, shtoi Dionisi.

Më tej, çifti folën edhe për njohjen e tyre, e cila tashmë pas shumë vitesh është konsoliduar.

Unë nuk jetoja në qendër të Selanikut, por në një vend jashtë Selanikut me familjen. Edhe kur dhash provimet e universitetit erdha në Selanik. Edhe fillova punë në një lokal dhe mbas një muaj filloi edhe Dionisi. Edhe nuk e dija se kush ishte, kur erdhi për intervistë me fillu punë dhe unë i thash një shoqe të punonim bashkë: ‘Unë këtë çun e dua’. Pa e njohur fare, edhe më pas filloi punë edhe ky. Mbas ca kohësh flisnim, unë isha ca kohë si e vështirë”, tregoi Jonida.

“Unë jam fizikant, tani kemi vite që e kemi mbaruar shkollën. Jemi me punë të dy në Selanik. Ndërsa Jonida dermatologe. Jemi rregulluar tani”, e përmbylli Dionisi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!