Nga njohja te nata fatale, dëshmia e plotë e pilotit që mbyti gruan: Kur nisi krisja me Carolinen?

schedule23:25 - 22 Qershor, 2021

schedule 23:25 - 22 Qershor, 2021

Piloti grek Babis Anagnostopulos doli sot para gjykatës në Greqi duke kërkuar falje për mbytjen e gruas së tij në sy të vajzës, 20-vjeçares Caroline. Ai rrëfeu jetën me britaniken, nga njohja, te krisja e marrëdhënieve dhe deri te vrasja tragjike.

Unë shkatërrova jetën time dhe familjen time. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm se një falje është një fjalë shumë e vogël dhe në asnjë rast nuk është e mjaftueshme për të lehtësuar dhimbjen që kam shkaktuar” tha ai.

Por si u njohën me Carolinen? “Njohja ime me Caroline filloi në verën e vitit 2017 në Alonissos, ku nëna ime u emërua si mësuese. Unë jetoja në ishull nga mosha 10 deri në 14 vjeç, ku blemë një shtëpi si rezidencë verore, në atë kohë vizitoja shpesh ishullin.

Caroline qëndroi përgjithmonë në ishull, ku ishte nxënëse. Kam punuar si pilot helikopteri për një kompani private dhe prandaj vizitoja ishullin mjaft shpesh me helikopter – por edhe në ndonjë mënyrë tjetër – për ta parë atë.

Ne vendosëm të martoheshim në shtator 2018 dhe dasma u bë më 15 korrik 2019, në përvjetorin e njohjes sonë në Portugali. Ne zgjodhëm shtëpinë tonë në Glyka Nera në Prill 2019, para dasmës sonë dhe filluam të jetonim atje në Qershor.

Disa javë pasi u martuam, Caroline mbeti shtatzënë. Ideja e këtij fëmije do të kompletonte familjen dhe lumturinë tonë. Fatkeqësisht u abortua dhe që nga ajo kohë sjellja e saj filloi të ndryshonte gradualisht. Në vjeshtën e të njëjtit vit ajo mbetet shtatzënë për herë të dytë me Lydia-n tonë …

Ndërsa çdo prind ndjen dashuri të pandarë për fëmijën, kështu që për mua Lydia, sidomos pas problemeve të shëndetit të saj, është personi më i rëndësishëm në botë dhe nuk mund ta përshkruaj me fjalë dashurinë që ndiej për të”.

Retë e para në marrëdhëniet e tyre, sipas burrit, u shfaqën pas abortit.”Siç e përmenda më parë, ngjarja që shënjoi ndryshimin e sjelljes së Caroline ishte humbja e fëmijës sonë të parë. Nga ai moment, ajo filloi të reagonte me shpërthime agresive ndaj meje.

Në mënyrë që të ishim në gjendje të menaxhonim këtë situatë, unë sugjerova që të shkonte te një psikolog për të shpëtuar familjen tonë. Në fillim Caroline pranoi, por gradualisht filloi të gjente justifikime të ndryshme dhe përfundimisht nuk shkoi më në seanca. Psikologjia e saj vazhdimisht ndryshonte”.

Më pas piloti rrëfen natën tragjike. “Për sa i përket ditës së ngjarjes tragjike që ua përshkrova me hollësi autoriteteve të policisë gjatë fazës paragjyqësore, do të doja të përmendja se nuk e kisha planifikuar kurrë më parë dhe nuk kishte absolutisht asnjë motiv.

Ngjarje të tjera shkaktuan situatën, pasi asgjë nuk ishte paravendosur. Përsëri, unë kërkoj falje dhe do të doja të theksoja se mendimi im i vetëm për atë që ndodhi më pas ishte vajza ime”. Edhe pse fillimisht u njoftua se ai do të transferohej dhe mbahej i burgosur në burgun e grave, përfundimisht do të qëndrojë në qeli me tre të dënuar të tjerë, dy për korrupsion dhe një për drogë.

Krimi tronditës u zbardh pas 37 ditësh. Fillimisht piloti devijoi hetimet duke dëshmuar se gruan e mbytën hajdutët, por e fundosi teknologjia duke e çuar pas hekurave./ d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!