Nga njohja me partneren, planet për dasmën dhe zgjerimin e familjes: DJ Sardi i thotë të gjitha

schedule20:30 - 16 Qershor, 2021

schedule 20:30 - 16 Qershor, 2021

Ndonëse ka pranuar prej kohësh se është në një lidhje, Dj Sardi është treguar shumë i rezervuar përsa i përket jetës private. Postimet pranë të dashurës janë shumë të rralla por është munduar ta mbajë atë larg vëmendjes së publikut. Së fundmi, për “Pardon My French”, ai foli rreth planeve për martesë ku tregoi se bashkëjeton prej një viti me partneren.

Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish.”, u shpreh Dj Sardi. Ndërsa përsa i përket planeve për të zgjeruar familjen, ai tha se nuk dëshiron të nxitohet.

“Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me radhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!