Nga një “kriminel” në ministër, aktori shqiptar flet për projektet e reja

schedule08:54 - 27 Shtator, 2022

schedule 08:54 - 27 Shtator, 2022

Aktori Arben Bajraktari dhe këngëtarja Linda Rukaj dhanë një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”. Teksa folën për projektin e tyre “Malli”, çifti i njohur rrëfeu dhe se si janë njohur. Siç thanë ata gjatë intervistës, njiheshin prej shumë kohësh pasi kishin shumë miq të përbashkët.

“Njihemi prej shumë vitesh dhe sa herë takohesha me Lindën më jepte një puthje dhe ikte. Kishte ngelur diçka e pagjurmuar. Duhej patjetër të takoheshim dhe në një moment ndodhi diçka që në të vërtetë na takoi dashuria. Këtu në paris kemi shumë miq të përbashkët.”, theksoi ndër të tjera aktori.

Ndër të tjera, aktori foli dhe për projektin e ri që e rikthen në Shqipëri. Ai zbuloi se bëhet fjalë për një film ku do të luajë rolin e ministrit të Brendshëm por nuk zbuloi më shumë detaje. Arbeni është një emër i njohur ndërkombëtar pasi ka luajtur në shumë filma si Taken, ku luajti rolin e kapos se një bande kriminelësh.

Ndër sukseset më të fundit është dhe seriali “Besa”, një projekt që mblodhi më shumë se 200 aktorë nga i gjithë territori i ish-Jugosllavisë, si dhe aktorë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca. Disa kohë më parë, ai zbuloi se pse pranoi këtë rol në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”.

“Kemi punuar të tejkalojmë perceptimet klisheiste që një shoqëri mund të ketë për një tjetër, është krijuar një seri që ka një dimension shumë shtresor, që hapet shumë më shumë sesa në dukje. Duket si seri mbi kriminelë por nuk është. Duhen shikuar 22 episodet, ndodhin shumë gjëra.

Jshumë i lumtur që kam pranuar këtë sfidë sepse nuk ishte e lehtë por besoj se i kemi tejkaluar të gjitha.  Nuk ka bërë asnjë provokim, është fjala për të marrë një vlerë të jashtëzakonshme që ekziston në hapësirën shqiptare. Kanë dashur të bëjnë një seri në Ballkan, dhe ideja e besës është dukur më intriguesja.

Këtu është pikënisja e idesë së tyre. Pastaj se çfarë ndodh më tej është një zhvillim i jashtëzakonshëm dramaturgjik. Jo vetëm që kam pasur rezervë por fillimisht nuk kam dashur ta bëj. Kemi pasur një marrëveshje, ka qenë producentja që më ka bindur, jo vetëm mua por dhe shumë të tjerë.

Kemi bërë ndërhyrje të mëdha në sezonin e parë. Pikërisht për t’ju ikur perceptimeve dhe stereotipeve, por edhe ato sharjet.”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!