Bernard Karrica, sulmuesi i krahut të majtë, ka lënë gjigantët e Dinamo Zagreb dhe ka nënshkruar si lojtar i lirë me Rijeka, një tjetër klub i madh në Kroaci.
Sulmuesi i Shqipërisë U21, për faqen zyrtare të klubit është shprehur: “Jam shumë i lumtur që kam ardhur te Rijeka. Rijeka është një klub i madh në Kroaci dhe shpresoj e besoj se do të arrijmë rezultate të mira.
Do jap maksimumin tim për të treguar gjithçka di dhe të justifikoj besimin që klubi më ka dhënë. Isha në Zagreb për dy vite e gjysmë, Kroacia është një vend i bukur dhe përshtypjet e para në Rijeka janë pozitive.
Besoj se do të kënaqem edhe këtu. Dua të jap maksimumin tim. Do bashkohem me ekipin menjëherë dhe duhet të punoj shumë dhe të përpiqem të fitoj vendin tim në ekip”. / abcnews.al