Nga nesër, nis një periudhë e artë! 2 shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha

schedule17:30 - 12 Korrik, 2022

schedule 17:30 - 12 Korrik, 2022

Hëna e plotë në Bricjap nuk do të jetë një periudhë shumë e lehtë dhe e këndshme për të gjithë, por astrologët theksojnë se këto dy shenja do të “bekohen” me fat.

Peshorja

Ju pret fati në karrierë dhe më në fund mund të shihni frytet e përpjekjeve tuaja. Do të merrni gjithçka që keni ëndërruar, qoftë një plazh biznesi apo një plan dashurie. Energjia e fuqishme e hënës së plotë do t’ju hapë mundësi të reja, të cilat nuk duhet t’i humbisni kurrë. Kushtojini vëmendje shenjave dhe sinjaleve që ju tregojnë se cili drejtim është më i mirë për ju që të vazhdoni. Suksesi është i garantuar!

Luani

Një tjetër shenjë që po përparon është Luani i zjarrtë. Në punë, do të keni komunikim të mirë me kolegët dhe nga disa prej tyre mund të mësoni shumë. Në punën ekipore, do të shënoni sukses dhe arrini sa më lart. Gjatë hënës së plotë në Bricjap dhe një javë më pas, do të keni mundësi të mira me një person të dashur. Kjo periudhë mund të jetë një efekt pozitiv në marrëdhënien tuaj. Mund të bëni plane të përbashkëta ose të vendosni për ndonjë hap tjetër të rëndësishëm. /abcnews.al