Ministria e Transportit në Itali njoftoi se nga nesër do të ndalohet hyrja e anijeve ruse në portet e Italisë.
Nëpërmjet kësaj mase Italia i bashkohet thirrjes së BE-së të 8 prillit, për të ashpërsuar sanksionet kundër Rusisë, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
Anijet ruse që ndodhen aktualisht në portet italiane “duhet të largohen menjëherë sapo të përfundojnë aktivitetet e tyre tregtare”, thuhet në deklaratën zyrtare të ministrisë italiane, shkruan la Republica./abcnews.al/