Nga ndeshjet në kalçeto, në stadiume të mëdha, Emanuela Jaku shkodrania që theu tabunë në futboll

schedule08:45 - 31 Tetor, 2024

schedule 08:45 - 31 Tetor, 2024

Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News Emanuela Jaku ka rrëfyer pasionin dhe përfshirjen e saj në botën e sportit.

Emanulea Jaku ishte pjesë e ekipit “Juban-Danja”, skuadra e parë shqiptare e futbollit të femrave. 19 gola në një ndeshje, 41 në të gjithë kampionatin është rezultati që ka arritur shkodrania Emanuela Jaku.

Gjatë intervistës ajo tregoi se gjithashtu është nënë e tre fëmijëve.

“Jam nënë e tre fëmijëve. Bashkëshorti ka qenë gazetar sportiv në Shkodër dhe në këtë mënyrë jemi njohur. Sa i përket fëmijëve nuk dua që të ndikoj. Më pëlqen të luajnë futboll, por nuk duam që të ndikojmë. Ndërsa vajza është ende e vogël, por nëse ndjek të njëjtën rrugë ne do ta mbështesim. Tani jam mami në kohë të plotë, i jam përkushtuar familjes”, u shpreh ajo.

Tashmë Jaku prej 9 vitesh është larguar nga Shqipëria.

“Prej 9 vitesh nuk merrem me sport, që nga koha kur u vendosa në Britaninë e Madhe. Sot edhe pse nuk luaj vetë, sport shoh akoma. Vendimin për largimin nga Shqipëria e kemi vendosur për shumë pak kohë dhe ramë dakord të merrnim një rrugë tjetër, duke u zhvendosur në Angli. Mendoj që tani do të qëndrojmë këtu, dhe jemi të kënaqur”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!