Nga Musta, Mici dhe dyshja që erdhi nga Vardari: Merkato “zien” në kryeqytet

schedule09:01 - 3 Qershor, 2021

schedule 09:01 - 3 Qershor, 2021

Tirana, Partizani dhe Kukësi në qendër të vëmendjes. Tema është ajo e transferimeve të futbollistëve dhe rinovimeve. Bardheblutë duhet të përforcohen dhe të mbajnë ata që janë në përfundim kontrate.

“Tirana peng i maqedonasve”, shkruan sot e përditshmja sportive Panorama Sport, duke iu referuar mbrojtësve Kristijan Toshevski e Filip Najdovksi. Dy titullarët, të cilët spikatën vjet, janë në dilemë për të ardhmen.

Nga ana tjetër Kukësi e Partizani janë të përqendruar të përforcohen në krahun e majtë të mbrojtjes. Verilindorët po tentojnë të rikthejnë në skuadër mbrojtësin Emiljano Musta.

Lojtari nga Elbasani bëri një paraqitje të mirë te Laçi dhe Kukësi dëshiron ta ketë sërish në skuadër. Kontrata me kurbinasit i ka mbaruar dhe normalisht Musta do shqyrtojë ofertat.

Partizani i rikthehet një objektivi të vjetër. I njëjti burim i përmendur më part shkruan se “demat” tentojnë të afrojnë Gledi Micin, të cilin kryeqytetasit e deshën edhe verën e shkuar.

Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili u shpall kampion në Kosovë sezonin e fundit, është nën kontratë me Prishtinën dhe duket e vështirë të rikthehet për momentin në Superiore. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!