Nga mosvendosja e rripit të sigurimit te përdorimi i celularit, Rrugorja e Elbasanit kontrollon 350 automjete

schedule16:56 - 1 Shtator, 2023

schedule 16:56 - 1 Shtator, 2023

Policia Rrugore e Elbasanit ka nisur një aksion kontrolli në të gjitha rrugët e qarkut. Mësohet se janë kontrolluar në total 350 automjete, duke konstatuar mosvendosje të rripit të sigurimit, përdorimin e celularit deri te shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Elbasanit, e angazhuar për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë ditës së sotme, kanë vijuar punën në grupe kontrolli të dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë ditës së sotme, janë kontrolluar në total 350 automjete, nga këto:

125 automjete janë konstatuar me masa administrative të pashlyera. Për drejtuesit e automjeteve është bërë terheqja e lejes së qarkullimit;

15 automjete janë konstatuar “Alert” nga radari automatik, për tejkalim shpejtësie. Për këto raste është terhequr dokumentacioni i automjetit.

12 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

10 drejtues automjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit;

28 drejtues automjetesh janë ndëshkuar administrativisht, pasi janë konstatuar pa kryer kontrollin teknik të automjetit.

15 drejtues të tjerë, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara./abcnews.al