Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

schedule09:24 - 23 Prill, 2024

schedule 09:24 - 23 Prill, 2024

Geralda Kociai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka treguar në “Abc e Mëngjesit”, historinë e saj, që nga mësuese frengjishte tashmë ka një jetë lukesore mes fluturimes me familjen mbretërore arabe.

Geralda ka rrëfyer si nisi puna e saj si koordinatore fluturimesh, nga një stjuardesë e thjeshtë dhe shëtitjet nëpër botë.

“Unë kam 5 vite andej, biletat i kam falas në të gjithë botën dhe kur më merr malli shkoj të takoj familjarët sa herë të dua.

Unë kam mbaruar shkollën në Tiranë dhe kam punuar si mësuese frengjishte dhe mendoja se më duhet më shumë.

Kam aplikuar, nuk është se kisha punuar më parë dhe realiteti ishte shumë i hidhur, pasi kam fluturuar vetëm brenda për brenda Arabisë dhe lodhesha pafund. Madje, periudha e Covidit më kapi atje dhe vendosa të jepja dorëheqjen nga kjo punë sepse nuk mundesha më. Në ato ditë dëgjova që familja mbretërore po rekrutonte, aplikova dhe të gjithë më thoshin ku do shkosh sepse ata nuk marrin vendasit. Por ndodhi krejt e kundërta, bëra intervistën, ndryshe nga të tjerat, isha veshur me një xhaketë jeshile, që rastisi me ngjyrën e flamurit të saj”, rrëfeu ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!