Nga më të urryerit, në herojntë e mbrëmjes/ Maguire shënon, Onana pret penalltinë

schedule10:40 - 25 Tetor, 2023

schedule 10:40 - 25 Tetor, 2023

Harry Maguire dhe Andre Onana, më të kritikuarit e skuadrës së Manchester United, mbrëmjen e djeshme kanë qenë heronjtë e sfidës. Maguire shënoi golin e fitores, ndërsa Onana priti penalltinë në “frymën e fundit”.

Pas humbjeve radhazi ndaj Bayern Munich dhe Galatasaray, United mori pikët e tyre të para në Champions këtë sezon. Pikërisht kur dukej se do të ishte një natë zhgënjyese për “Djajtë e Kuq”, Maguire u shfaq me golin që kaloi në epërsi skuadrën në minutën e 72-të, duke qenë ky edhe goli i fitores.

Mbrojtësi i Anglisë vazhdoi historinë e tij të shpengimit pas një paraqitje brilante ndaj Sheffield United të shtunën ku u zgjodh ‘lojtari i ndeshjes’. Ishte e qartë për të parë se sa shumë do të thoshte për Maguire, të cilit i është dashur të përballet me shumë abuzime dhe kritika.

Por, pati edhe një kontribut të plotfuqishëm edhe nga portieri Onana, një tjetër lojtar nën vëzhgim intensiv dhe kritika të mëdha nga fillimi i sezonit. United pranoi një penallti në minutat shtesë të lojës, kur Scott McTominay u gjykua se kishte kryer një faull, por Onana priti goditjen e Jordan Larsson.

Pasas ndeshjes, ish-ylli i Arsenalit dhe Real Madridit, Ozil, komentoi vështirësinë që dyshja i është dashur të përballet.

“Harry Maguire dhe Andre Onana e meritojnë këtë – duke heshtur urrejtësit e tyre”, ka shkruar Ozil në platformën X./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!