Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Mbappe, te Neymar e Haaland: Zbulohen prapaskenat me Barcelonën

schedule13:51 - 15 Nëntor, 2020

schedule 13:51 - 15 Nëntor, 2020

Ish-drejtori i Barcelonës, Javier Bordas, është rikthyer të flasë për klubin katalanas. Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, spanjolli prek tema të ndryshme të viteve të fundit, ku zbulon më shumë rreth Mbappe, Neymar dhe Haaland.

Francezi i PSG mund të ishte transferuar te Barcelona dhe Bordas zbulon prapaskenën: “Ne kishim mundësinë e blerjes së Kylian Mbappe për 100 milion euro, kur po monitoronim Ousmane Dembele. I telefonova babait të tij dhe ai më tha se djali i tij nuk do të shkonte në Madrid sepse atje janë emra si Ronaldo, Benzema dhe Bale.

Ai mund të vinte tek ne, pasi Neymar sapo ishte larguar. Presidenti i Monakos gjithashtu na preferonte ne para PSG-së, që e kanë një rival direkt. E vetmja arsye se përse ai nuk erdhi, ishte se Mbappe luan për vete, kurse Dembele për ekipin.



Drejtori teknik këtë preferoi dhe Pep Segura e mbështeti mendimin e tij”, kujton ish-drejtori. Më pas ai flet edhe për largimin e Neymar dhe shanset e rikthimit. “E di pse Neymar iku, ai ma tha. Gjithsesi është më mirë që ai t’ua tregojë dhe jo unë. Është e vërtetë që disa lojtarë të ekipit pranuan të shkurtojnë pagat, vetëm që Neymar të rikthehej te ne. Madje dhe braziliani pranoi të hiqte dorë nga shumë privilegje që kishte te PSG.

Ne ishim shumë seriozë në lidhje me nënshkrimin me Neymar. Ishim aq afër saqë ai mendoi se po vinte sërish te Barcelona. Ashtu mendova edhe unë. Neymar na tha se shtëpia e tij ishte Barcelona dhe dëshironte të rikthehej. Me të vërtetë dëshironim që ai të vinte. U përpoqëm shumë në çdo mënyrë të mundshme, por PSG nuk është një klub shitës”.

ERLING HAALAND“Haaland nuk u bashkua me Barcelonën, sepse stafi teknik më tha se ai nuk ishte tip sulmuesi për ne, që nuk është një lojtar me ADN-në e Barcelonës. E vërteta është se lojtarët vijnë dhe nuk i dihet kurrë se si  ata do të performojnë.

Kisha rekomanduar shumë lojtarë, si Haaland, Ferran Torres, Dani Olmo dhe të tjerë dhe të gjithë mund të merreshin për 20 milion euro”, përfundon Bordas, i cili ka folur edhe për tema të tjera në intervistë e dhënë pë gazetën spanjolle /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!