Nga martesa në fushatë, Veliaj tregon sekretin e Gaz Pajës

schedule18:20 - 1 Qershor, 2019

schedule 18:20 - 1 Qershor, 2019

Në çelje të fushatës së PS-së për zgjedhjet e 30 Qershorit, kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i janë bashkuar dy miq artistë dhe dy miq sportistë. Ata ishin: Gazmend Paja, Eneda Tarifa, Anxhela Peristeri, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj.

Pasi katërshja iu bashkua Veliajt në podium, kryebashkiaku ndau një sekret duke u shprehur se Gazi sapo kishte mbaruar celebrimin dhe i ishte bashkuar fushatës.

“T’iu them diçka që nuk e dini akoma. Gazi sapo është martuar dhe sapo mbaroi celebrimin erdhi këtu. Ai do të na bashkohet në ekipin e këshilltarëve të Tiranës si socialisti më i ri për t’i shërbyer qytetit tonë”, tha Veliaj, teksa pas tij mori fjalën aktori i humorit Gazmed Paja. “Nuk do të zgjatem shumë thjeshtë e di që këta çunat dhe gocat do të hyjnë në histori dhe dua të jem pjesë e historisë. Faleminderit”, tha Paja./abcnews.al