Nga Majko, Felaj, Kodheli e Gjylameti/ Deputetët socialistë që do i mungojnë Kuvendit

schedule20:40 - 20 Maj, 2025

schedule 20:40 - 20 Maj, 2025

TIRANË- Për shumë vite dominuan skenën politike, por nga shtatori nuk do i shohim me të ulur në parlament. Ripertëritja e Partisë Socialiste dhe vendimi i Ramës për të hedhur në betejë veteranët, la jashtë listës së mbyllur jo pak deputetë, të cilët nuk ja dolën të merrnin mjaftueshëm mbështetje sa për të siguruar një karrige në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 11 majit.

Emri më i spikatur është ai i Pandeli Majkos. Ish-kryeministri i luftës ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për 8 legjislatura.

Ai u rendit i 20-ti duke siguruar 6736 vota, por të pamjaftueshme për një ulëse në parlament.

As Mimi Kodheli apo Ermonela Felaj nuk arritën të merrnin mjaftueshëm mbështetje, edhe pse prej vitesh kane qene pjese e politikes aktive.

Jashtë listës fituese mbeten gjithë ish funksionaret e bashkisë së Tiranës të epokës Veliaj, duke filluar nga Toni Gogu, Andi Seferi, Etjen Xhafaj, Julinda Dhame, Florian Pullazi, si dhe Plarent Ndreca apo Klotilda Bushka.

Po ashtu ish sekretari i grupit Kuvendor, Arben Pëllumbi apo Blerina Gjylameti mbeten jashtë sallës plenare. Kjo e fundit, humbi përballe Olta Xhackës, e cila arriti te siguronte mandatin me afro 100 vota diference.

Votuesit socialiste lanë jashtë parlamentit edhe kandidatë nga partitë e tjera, që kaluan ylberin dhe u futen në listën roze.

Halit Valteri, Blendi Sulaj apo Endrit Brahimllari, nuk morën më shumë se 2500 vota ne listën e hapur.

Te gjithë këta, tani duhet të presin korrikun kur Edi Rama do hartojë rrjetin e zyrtarëve të qeverisë së re, për të marrë ndonjë zyre të nivelit të tretë, si shpërblim modest për tradhtinë ndaj shefave të tyre të mëparshëm politike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!