Nga “madhështorët” fillojnë rrjedhjet/ Rada: Koalicion i pamoralshëm, por edhe pa bosht

schedule23:34 - 19 Mars, 2025

schedule 23:34 - 19 Mars, 2025

Gazetari Ardit Rada e cilëson të pamoralshmëm, por edhe bosht koalicionin e Sali Berishës, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Rada u shpreh se listat e Berishës ishin të pritshme, ku më të votuarit në primare i la jashtë.

“Koalicion i pamoralshëm, por edhe pa bosht, pa njerëz, pra mungojnë njerëz që duhet të mbajnë peshën e zgjedhjeve. Berishës, pa ia bërë kush thirrjen, ka zgjedhur vetë t’i mbledhë. Të gjitha rezultatet e sondazheve të mbajtura deri sot, e nxjerrin PD, diku 35-36 përqind të zgjedhjeve. Në rastin më të mirë, Berisha fiton listat e mbyllur në çdo qark. Berisha futi njerëzit më të pavotuar në lista të mbyllura. Njerëzit më të votuar të primareve u zhdukën. Listat e Berishës ishin të pritshme”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!