Nga “Luli”, te “Bubi” dhe “Moma”, pseudonimet e grupit të Talo Çelës: Lale i ke bërë gati lekët?

schedule14:59 - 11 Korrik, 2021

schedule 14:59 - 11 Korrik, 2021

Nga Ermal Vija

Grupi që drejtohej nga Talo Çela i akuzuar për të paktën katër vrasje në qytetin e Durrësit gjatë komunikimeve mes tyre flisnin me pseudonime si dhe përdornin rrjetin enkro-chat që mos binin në gjurmët e autoriteteve.

Në dosjen e siguruar nga ABC, Nuredin Dumani thirrej nga anëtarët e grupit me dy emra, “Luli” dhe “Bubi”. Ndërsa Talo Çela njihej me pseudonimin “Moma”.

Klevis Alla personi që pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë thirrej “Mekaniku” për shkak se punonte në një servis automjetesh.

Një tjetër person i arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë është Altin Ndoci. Ky njihej ndryshe si “Byrazeri”. Besmir Haxhia që fillimisht ishte pjesë e grupit, njihej me emrin “Lala”.

Këto të dhëna kanë dalë nga dëshmia e Allës, që treguar edhe momentin kur drejtuesit e grupit Dumani e Çela vendosën ekzekutimin e Haxhisë në 27 prill të vitit të kaluar dhe duket se shkak është bërë një shumë parash që u grabitën në pistën e Rinasit.

Talo më ka lënë porosi që të shkojë “ Mekaniku”  të takoja “Lalën” dhe t’i thotë: A e kë bërë porosinë gati?” shprehej Nuredin Dumani, sipas përgjimeve.

Nga hetimet ka rezultuar se, Klevis Alla është urdhëruar nga dy drejtuesit e grupit që t’i kërkojë Besmir Haxhisë një shumë parash që i përkisnin Talo Çelës.

Bëhet fjalë për paratë e vjedhura në pistën e Rinasit por që nuk janë dorëzuar nga Besmiri. Kjo duket se ka sjellë dhe ekzekutimin e tij.

Lale më ka dërguar Luli (Nuredi) me porosi të Momës (Talo Çela) që të pyes, i ke bërë gati lekët e Momës?” pyet Klevis Alla, po sipas përgjimeve.

“Po qe se janë të zotë, të vijnë e t’i marrin vetë lekët, si ta dëshirojnë ata” u është përgjigjur Besmi Haxhia. Bashkëpunëtori i drejtësisë ka treguar se Talo Çela, Altin Ndoci e Nuredin Dumani u mblodhën tek shtëpia e këtij të fundit për të kryer më pas vrasjen e Haxhisë.

Dëshmia e Allës mbështet edhe nga kamerat e sigurisë së një banesë private ku anëtarët e grupit shihen duke dalë të tre nga shtëpia e Dumanit me një makinë e cila u përdor në vrasjen e dyfishtë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!