Merkatoja e verës duket të ketë nisur shumë e zjarrtë me ekipet që nuk po humbin asnjë mundësi për të nënshkruar me lojtarë cilësore e me eksperiencë për ekipet e tyre, në kuadër të sezonit të ardhshëm.
Për këtë arsye, Drejtori i Inter, Piero Ausilio ndodhet aktualisht në Londër, ku do të takohet me drejtuesit e Chelsea fillimisht në lildhje me të ardhmen e “bomberit” belg, Romelu Lukaku e më pas për të ardhmen e 5 lojtarëve të tjerë.
“Zikaltërit” e Inter kërkojnë të bëjnë goxha “pazar” te Chelsea, me Kalidou Koulibaly, Ruben Loftus-Cheek e Trevor Chalobah, që janë në radarët e italinëve. Në krahun tjetër, Chelsea kërkon 2 lojtarë “zikaltër”, me anësorin e krahut të djathtë, Denzel Dumfries e “gardianin” kamerunas, Andre Onana, që janë në listën e “të preferuarve” të teknikut Pochettino. /i.m /abcnews.al