Ligji për presidentin, kanabisi e amnistia, Rama: Janë në procedurë! Shpifja më bëhet shëndet

schedule11:27 - 29 Dhjetor, 2020

schedule 11:27 - 29 Dhjetor, 2020

Pyetur nga gazetarja e ABC Esiona Konomi, kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigje se në çfarë faze janë ligji për presidentin, amnistia fiskale, legalizimi i kanabisit dhe ligji i anti-shpifjes.

Rama deklaroi se ligji që kufizon kompetencat e kreut të shtetit është në procedurë ndërkohë sa i përket aministisë fiskale po punohet me partnerët për një draft sa më të dakordësuar. Ndalur tek Anti-Shifja kreu i qeverisë theksoi se nuk ka asnjë ngut dhe do bëhet me dakordësinë e të gjithëve.

“Ligji për presidentin është në procedurës. Sa i përket amnistisë vazhdojmë të punojmë me partnerët për një draft sa më të dakordësuar. Sa i përket anti-shpifjes ajo u katandis në një alibi për disa, dhe jemi në proces komunikim me të gjitha palët e përfshira.

Është një marrëzi me vete. Jemi në proces komunikimi. Nuk kemi asnjë ngut. Do bëhet kur të kemi dakordësi me të gjithë. Nuk e kam kërkuar për vete se për vete mbaj një sasi të madhe shpifjesh në kurriz dhe deri më tani më është bërë vetëm shëndet. Për kanabisin jemi duke rafinuar draftin”, tha Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!