Nga lidhja e dashurisë, shtatzënia e Dojnës te emri i djalit, rrëfehet Vlashent Sata

schedule08:30 - 13 Korrik, 2022

schedule 08:30 - 13 Korrik, 2022

Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një ndër çiftet më të dashura të showbizit shqiptar. Ata shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë dhe do të bekohen me një djalë.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Vlashenti ka treguar se përpara se të njihte moderatoren nuk e mendonte se do të rrinte gjatë me një person.

“Është shumë mirë Dojna. Nuk e kisha menduar ndonjëherë që do të rrija dot gjatë me një person. Nuk e mendoja se do të ndodhte. Kishte shumë njerëz që më thoshin që do të ndodhte. Im atë që shihte nga ime mëm”.

Ai ka folur edhe për këtë periudhë të bukur të shtatzënisë së Dojnës, duke ndarë disa detaje emocionuese.

“Më vjen keq që zgjat vetëm 9 muaj kjo gjë. Unë do të kisha dashur që të zgjaste më shumë kjo gjë. Ka momentet e veta e ka përjetuar edhe më tepër. Fillimisht nuk hante fare, tani ka filluar i ndjen lezetin. Para disa ditësh kishte marr një tortë dhe e futi në ngrirje, mezi po priste ta hante”.

Sa për emrin e djalit, Vlashenti zbuloi se akoma janë të pavendosur, pasi duan një emër që nuk ekziston.

“Unë kam gjetur ca emra që në fillim. Problemi që kemi është se kemi pritshmëri. Do doja një emër që nuk ekziston. Po nuk e di se çfarë do të ndodhë kur ta shoh. Nuk do të donin bashkim ose të risillnim emrin e dikujt. Presim sugjerime, nëse keni ndonjë ide na shkruani. Mi dërgoni në Instagram, më shkruani”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!