Drejtuesit e Barcelonës po vazhdojnë me punën e tyre për të gjetur lojtarët e duhur për t’i transferuar gjatë merkatës së verës në “Camp Nou”.
Synimi i klubit katalanas është sigurisht kthimi i Barçës në majë dhe për këtë i ka idetë e qarta edhe presidenti Joan Laporta.
Sipas “Sport” raportohet se numri një i klubit ka listën prej 7 transferimesh në merkato, për t’i vënë më pas nën urdhrat e Xavi Hernandez.
Objektivat e Barçës aktualisht janë një portier, një mbrojtës qendre, 2 lojtarë krahu të një niveli të lartë, një mesfushor shkatërrues dhe 2 sulmues.
Janë tashmë të konfirmuara ardhjet e Inaki Pena (portier), Andreas Christensen dhe Franck Kessié. Ndërsa në sulm pritet të vijnë Robert Lewandowski i Bayern Munich dhe Raphinha i Leeds United.
Luftohet për të siguruar lojtarët e krahut dhe në listën e lojtarëve të piketuar spikasin: Cesar Azpilicueta i Chelsea, Javi Galan i Celta Vigo, Alex Telles i Manchester United, Alejandro Grimaldo i Benfica, Nicolas Tagliafico i Ajax dhe Alex Moreno i Real Betis. /f.a/abcnews.al