Epokë e re në parlamentin britanik/ Mbreti Karli III, fjalim historik para ligjvënësve

schedule14:39 - 17 Korrik, 2024

schedule 14:39 - 17 Korrik, 2024

Një epokë e re filloi në parlamentin britanik. Në një ceremoni që daton shekuj më parë, Mbreti Karl udhëtoi nëpër rrugët e Londrës për të mbajtur fjalimin e Hapjes Shtetërore të Parlamentit.

Mbreti “trokiti” te dera e Parlamentit. Simbolika e një monarkie parlamentare ku parlamenti është i pari, monarku thjesht rol simbolik. Zyrtarja e dhomës së lordëve e njohur si usher of the black rod, për shkopin e zi që ajo mban trokiti tre here te dera e dhomës së lordëve për të thirrur ligjvënësit në dhomën e komunave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Me mbretëreshën Kamila në krah, monarku mbajti fjalimin në Parlament, duke shënuar në këtë mënyrë nisjen e vitit parlamentar me laburistët në krye.
Mbreti tha se sigurimi i rritjes ekonomike do të jetë ‘misioni themelor’ për qeverinë.

Megjithëse fjalimi është shkruar nga qeveria, ai mbahet nga monarku me një ton neutral, për të shmangur çdo shfaqje të mbështetjes politike.

“Stabiliteti do të jetë gurthemeli i politikës ekonomike të qeverisë sime dhe çdo vendim do të jetë në përputhje me rregullat e saj fiskale.

Ai do të nxjerrë ligje për të siguruar që të gjitha ndryshimet e rëndësishme të taksave dhe shpenzimeve t’i nënshtrohen një vlerësimi të pavarur nga Zyra për Përgjegjësi Buxhetore. Faturat do të paraqiten për të forcuar auditimin dhe qeverisjen e korporatës, së bashku me investimet në pension”

Kryeministri Keir Starmer tha se përmes këtij fjalimi dëshiron të rikthejë besimin e njerëzve në politikë duke treguar se ajo mund të jetë për shërbimin e qytetarëve, dhe jo për “performancë dhe interes personal”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!