Emra pafund që qarkullojnë. Klubet e Superiores kanë nevojë për përforcime dhe fokusi është i madh te klubet e kryeqytetit. Tirana mund të humbasë Idriz Bathën, i cili është pranë kalimit në Rumani.
Kapiteni duhet zëvendësuar, sikurse edhe lojtarë si Cale e Torassa. “Panorama Sport” në numrin e sotëm ka veçuar disa lëvizje që janë në tratativa e sipër, me Tiranën që thuhet se po mendon të rikthejë në Superiore Liridon Latifin.
Sulmuesit anësor i përfundon kontrata me Akademia Puskas dhe Tirana mund të jetë mundësia e tij për t’u rikthyer në nivele të larta. Për të mbetur në kryeqytet, Esin Hakaj është në skenë. Mbrojtësit i ka përfunduar kontrata me Partizanin dhe Vllaznia synon ta rikthejë në skuadër.
Rikthimet janë në modë edhe te Teuta, klub që pret “OK” e Lokomotova Zagreb për të huazuar Sherif Kallakun për ndeshjet e Champions League. Nuk mbetet pas me dëshirat e merkatos Dinamo, që kërkon Eljon Sotën e Apolonisë dhe Uerd Marën e Skënderbeut. /abcnews.al