Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga takimet këshilluese me prindërit që po realizohen në të gjithë Shqipërinë.
Këto takime këshilluese po zhvillohet në kuadër të kufizimit të rrjeteve sociale si TikTok.
“Vijon këshillimi i gjerë me prindërit në shkollat e Tiranës, Kukësit, Mirditës, Dibrës, Tropojës, Pukës, Fierit, Divjakës, Finiqit, Pogradecit, Korçës, Maliqit, Kolonjës, Devollit për kufizimin e rrjeteve si TikTok
#SHQIPËRIA2030”, ka shkruar Rama.
Më herët, Rama për mbylljen e aplikacioneve Tiktok dhe SnapChat, u shpreh se nuk është zgjidhje e problemit, por ngushton hapësirën që nxit dhunë.
Kryeministri njoftoi se do të implementohen kamera që do të mbikëqyrim procesin mësimor dhe ambientet shkollore./abcnews.al