Është arrestuar në Elbasan një 25-vjeçar i cili po transportonte 4 sirianë të cilët kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Korça drejt Kosovës për 200 euro . Mësohet se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Elbasan
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas transportonte shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit, kanë organizuar punën duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
- Q., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, me automjetin tip “Toyota” po transportonte 4 shtetas sirianë, nga Korça në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit 200 euro për secilin.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. K., 17 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka tentuar të paguajë në një dyqan me një kartmonedhë që dyshohet e falsifikuar.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al