Nga koncertet tek lojërat, Veliaj fton qytetarët në Festën e Pezës: Më e bukur se kurrë

schedule12:58 - 12 Shtator, 2024

schedule 12:58 - 12 Shtator, 2024

Festa e Pezës po afron dhe këtë vit pritet të jetë edhe më e paharrueshme! Me një program të pasur aktivitetesh, koncertesh, piknikësh, lojërash dhe sportesh për të gjitha moshat, Peza do të shndërrohet në një qendër të vërtetë argëtimi për të gjithë familjen.

Kryebashkiaku Veliaj fton qytetarët që t’i bashkohen festimeve që do të zhvillohen të dielën, më 15 Shtator, ndërsa ceremonia zyrtare do të mbahet të hënën, më 16 Shtator.

“Festa e Pezës po afron, dhe këtë vit pritet të jetë më e bukur se kurrë! Ejani të festojmë dhe nderojmë së bashku me aktivitete të ndryshme, koncert, piknik, lojëra & sporte për të gjitha moshat dhe shumë argëtim për gjithë familjen.
Festimet – 15 Shtator, e dielë.

Ceremonia zyrtare – 16 shtator, e hënë”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

/abcnews.al