Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga kombëtarja tek “amatorët” zviceranë, Fejzullahi gati ta nisë nga zero

schedule21:59 - 5 Gusht, 2020

schedule 21:59 - 5 Gusht, 2020

Arbnor Fejzullahi ka gjetur ekip të ri. Mbrojtësi i djathtë, i cili shkëlqeu në Superiore me Besën dhe Partizanin, është pa skuadër prej korrikut të vitit të kaluar, periudhë kur ndërpreu bashkëpunimin me Xamax.

Karriera e 27-vjeçarit do të vijojë në këtë shtet. Ditën e sotme i ka njoftuar të gjithë për kalimin te FC Rapperswil-Jona, skuadër që garon në divizionin e tretë të futbollit helvet.

 



Postimi i lojtarit

Fejzullahi ka qenë një lojtar tepër premtues dhe qershorin e vitit 2015 ia doli të debutonte me kombëtares e Shqipërisë në miqësoren ndaj Francës, sfidë që u fitua 1-0 nga djemtë kuqezi.

Më pas nisi rënia, kjo edhe për shkak të dëmtimeve të rënda që ka pësuar. Gjithsesi, mbrojtësi anësor është gati të rifillojë gjithçka nga zero, kualitetin për t’u ringritur e ka dhe sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e FC Rapperswil-Jona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!